FESTIVALE

FESTIVALE

Barefoot

Barefoot Festival është një eco-festival i muzikës, artit, natyrës, ushqimit lokal dhe edukatës mjedisore, që ka si qëllim të promovojë dhe aktivizojë transformimin e qëndrueshëm ekologjik të industrisë së argëtimit në Shqipëri. Festivali, i mbajtur në Liqenin Artificial të Tiranës, zona më e gjelbër e qytetit, premton një atmosferë ku natyra dhe artet përqafohen në një përplasje të valëve të bukura të zërit, ku ndërlidhja me veten dhe ambientin përreth, si dhe fitimi i njohurive mbi qëndrueshmërinë mjedisore, është e mundësuar dhe inkurajuar. Gjatë dy ditëve të festivalit, organizohen workshop-e edukative inovative, bashkëpunime artistike, ndarje përvojash dhe shkëmbim idesh, tinguj stimulues dhe energji pozitive.


Efemere

Efemere është një seri eventesh muzikore të kuruara me kujdes, që zhvillohen në vende të ndryshme të Tiranës. Më shumë sesa koncerte, ato janë përvoja transformuese — çdo mbrëmje e shndërron hapësirën ku ndodh në diçka tjetër, qoftë edhe për një natë të vetme. Në zemër të Efemere janë skena dhe artisti — shtyllat qëndrore të çdo performance. Prandaj, ata qëndrojnë gjithmonë në qendër, duke tërhequr publikun në një botë të përkohshme tingujsh, drite dhe hapësire.

Çdo event sjell bashkë muzikantë të njohur ndërkombëtarë dhe talente të përzgjedhura lokale, duke ndërtuar një përvojë ndijore që shkon përtej muzikës. Vendndodhja — qoftë një hapësirë e braktisur, një monument i harruar apo një cep i papritur urban — shndërrohet në një kanavacë transformimi. Përmes skenografisë, ndriçimit dhe ndërhyrjeve që e riformësojnë hapësirën, Efemere i jep jetë të re këtyre vendeve, duke i kthyer në diçka të jashtëzakonshme.

Efemere është iniciuar dhe kuruar nga Anima Pictures dhe Destil Creative Hub.