NODE Lab Studios është një hapësirë produksion dhe krijimtarie e përbashkët prej 140 m² brenda Destil Creative Hub, që ofron shërbime të plota për produksione multimediale brenda studios si dhe në terren. NODE Lab Studios ofron një hapësirë profesionale të gatshme për përdorim për fotografi, video dhe podcast për krijuesit, si dhe projekte mediatike në shkallë të gjerë dhe video të dedikuara për montazh filmi dhe produksion digjital për projekte me ndikim të lartë social dhe kulturor. Në të ardhmen, do të zgjerohen me teknologji si motion capture, modelim 3D dhe video hapësinore, për të përmendur vetëm disa prej tyre.
Ata mbështesin idetë dhe ambiciet tuaja me ekspertizë, këshillim dhe një rrjet profesionistësh në fushat krijuese për t’ju ndihmuar në fazat para dhe pas produksionit. Qoftë nëse jeni një fotograf me përvojë apo një biznes që kërkon një partner për të vizualizuar historinë, produktin apo ekipin tuaj, hapësirat e shumta dhe ekipi i tyre është aty për ju.