[S.E.A.M] është një platformë e Destil Creative Hub, krijuar në bashkëpunim dhe kuruar nga fashion designer Venera Mustafa. Kjo platformë synon të nxisë kreativitetin, inovacionin dhe bashkëpunmin e komunitetit të praktikuesve dhe sipërmarrësve krijues dhe kulturorë me sektorin e artizanatit dhe manifaktures. Frymëzuar nga koncepti i "qepjes" në dizajn, ky projekt integron aspekte të ndryshme të krijimtarisë së produkteve nga ideimi tek prodhimi, duke adresuar nevojën për platforma ndërdisiplinore në një botë si e jona e cila po ndryshon me ritme të shpejta. .S.E.A.M. synon të kapërcejë hendekun midis teorisë dhe praktikës, duke fuqizuar komunitetin e praktikuesve dhe sipërmarrësve krijues dhe kulturorë që të kenë ndikim të prekshëm në kontekstin Shqiptar.
Space 01
Leksione
-Drejtimi kreativ
-Narracion vizual
-Eksplorim materialesh
Space 02
Punëtori
-Procesi i kërkimit së mostrave
-Krijimi i prototipeve
-Testim, Funksionalitet
Space 03
Vizita Studimore
-Njohuri mbi manufakturën
-Integrimi në prodhim
-Analizë e rrjedhës së punës
Space 04
Programi Publik
-Prezantime
-Biseda të hapura
-Sesione interaktive
-Bashkëpunime
Space 05
Space.05 - një dyqan konceptual i vendosur në ndërtuesën e rinovuar të Piramidës së Tiranës, do të jetë një vend takimi për të gjithë entuziastët e dizajnit, artit dhe modës, duke ofruar një përzgjedhje të kuruar markash dhe një program vjetor, i cili do të përfshijë një gamë të gjerë temash lidhur me modën dhe dizajnin bashkëkohor, si dhe ndërthurjet me fusha të tjera që i trajtojnë ose janë të lidhura drejtpërdrejt me to. Hapsira është dizenjuar me kujdes për të përfshirë sa më mirë këto qëllime.
Space 05 - Kubi, ose hapsira brenda hapsirës, do të zbatojë një program kuratorial (4 ngjarje x çdo muaj), por përveç kësaj, do të përdoret gjithashtu si një hapësirë promovuese për produkte dhe për dizajnerët e rinj nga profile të ndryshme.