Destil u hap në Tiranë në vitin 2014 nga një grup miqsh që synuan të krijonin hapësira kreative dhe të përbashkëta si përgjigje ndaj ndryshimeve që po ndodhnin në qytet. Ata eksperimentuan me programin duke kombinuar arkitekturën, iniciativat kulturore dhe ekonominë e qëndrueshme.
Gjatë 10 viteve, Destil ka krijuar një dialog me komunitetin lokal dhe ndërkombëtar mendjesh kreative. Vizioni i Destil është zgjeruar dhe tani është i vendosur në një ndërtesë të ndërtuar në vitin 1938, e cila ndodhet në zonën përballë Bulevardit Zogu I. Hapësirat dhe programi aktual synojnë të mësuarit, eksperimentimin dhe ndarjen e njohurive përmes artit dhe disiplinave të tjera, ndërkohë që ruajnë dialogun me qytetin dhe territoret e tjera lokale, ndërkombëtare dhe imagjinare.
Skuadra
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua. Ut enim ad minim veniam, quis nostrud exercitation ullamco laboris nisi ut aliquip. Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit, sed do eiusmod tempor incididunt ut labore et dolore magna aliqua.
Kontakt
Për më shumë informacione na kontaktoni në info@destil.al
Orari
Orari Bar
08:00-00:00
Orari Kuzhinë
08:00-23:00
Co-Working Space
08:00-00:00
Akses 24h (për abonuesit mujor)
Historia & Lagjja
Lokacioni i parë i Destil ishte një vilë klasike tre-katëshe e ndërtuar në vitet 1930, pranë liceut artistik të Tiranës, e cila shërbente si co-working café, hostel, hapësirë eventesh dhe ekspozitash. Ndërsa vizioni i Destil u zgjerua, ne vazhduam udhëtimin tonë duke shtuar hapësirat në dy lokacione të tjera kyçe në qytet: Destil Creative Hub, në një godinë 6-katëshe të ndërtuar në vitin 1938 në Bulevardin Zogu I dhe Destil B&B, një ndërtese e së njëjtës periudhë, në lagjen e ish-Bllokut. Destil kontribuon në këto zona duke organizuar dhe suportuar projekte lidhur me artin, dizajnin, kulturën dhe qëndrueshmërinë.