Anibar on Tour 2024

02.07.2024 h 19.00

Anibar on Tour 2024

screening

Anibar po vjen në Tiranë!

Më 2 Korrik, duke filluar nga ora 19:00 në Destil Creative Hub, do të shfaqim disa nga filmat e shumtë të edicionit. Gjithashtu, do të diskutojmë rreth aktiviteteve që do të ndodhin gjatë edicionit, duke përfshirë programet speciale, programet edukative, panelet e diskutimit, etj. Mos e humbisni këto mundësi për të njohur më shumë rreth nesh!

Ju mirëpresim!

Anibar është një organizatë e aktivistëve të pasionuar që inkurajon të rinjtë të shprehin idetë dhe botëkuptimin e tyre përmes animacionit dhe të diskutojnë tema të rëndësishme shoqërore që kanë të bëjnë me rininë e Kosovës. Festivali mbledh njerëzit në një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në vend, si dhe një nga vend-takimet më të mëdha të industrisë së animacionit në rajon. Festivali ka evoluar gjatë këtyre viteve dhe ka kontribuar në inicimin dhe zhvillimin e industrisë së animacionit në Kosovë, duke promovuar animacionin si formë arti, por edhe si një medium për zhvillimin e vetëdijes për çështjet shoqërore. Festivali do të ofrojë më tej mundësinë për të promovuar prodhimin më të fundit të animacionit nga e gjithë bota, si dhe për të ilustruar çështje sociale, politike dhe kulturore përmes filmave dhe shprehjeve të tjera artistike.