4 Vite Pararoja
Ekspozitë dhe Botime të Reja
Me datë 7 Qershor 2024, ora 19:00 tek Bulevard, jeni të ftuar në ekspozitën që kremton 4 vite të Pararoja, një prej botuesve tanë të pavarur të preferuar në Shqipëri, me një sërë artistësh që i duam shumë! Ky edicion përmban kontribute nga artistët: Dea Shubleka, Samela Balazi dhe Zeni Alia.
Pararoja është një shtëpi botuese e pavarur e themeluar në vitin 2020 nga Olson Lamaj në përgjigje të nevojës për të promovuar tregimet e artistëve pamor në formën e fanzines. Çdo numër i revistës i kushtohet një artisti apo artisteje bashkëkohore, të cilët ndajnë gjetjet e tyre për një histori të veçantë vizuale që ata kanë hulumtuar. Zine-t që publikon Pararoja, prodhohen në sasi të kufizuar dhe printohen si fotokopje bardhë e zi. Projekti synon të eksplorojë mundësitë alternative editoriale të ofruara nga libri i artistit, fanzinat, posterat dhe materialet e tjera artistike të prodhuara vetë.